TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Korrik 2025, 12:23

“Nuk kam kimi me Gertën”, Rudina Dembacaj: Ajo flet pa pushim dhe më humb vëmendja

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kam kimi me Gertën”, Rudina Dembacaj: Ajo flet pa pushim

Rudina Dembacaj, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, ku ka rrëfyer detaje për jetën e saj private dhe atë profesionale.

E pyetur për bashkë-moderatoret e “Goca & Gra”, Rudina foli ‘pa doreza’ për secilën prej tyre, për Gerta Gixharin, Egla Cenon, Loredana Bratin dhe Kleonikin.

Dembacaj u shpreh se nuk ka ‘kimi televizive’ me Gertën dhe se me Eglën tashmë kuptohen me sy duke qenë se është sezoni i dytë së bashku. Sa i përket Loredanës, ajo tha se e ka shumë xhan, ndërsa për Kleonikin shtoi se ‘e dashuron për autenticitetin në gjërat që thotë’.

Cila është më kapriçiozja te Goca dhe Gra?

Nuk e di nëse do e quaja kapriçoze, domethënë nuk mendoj se ndonjëra prej tyre është kapriçoze.

Më me teka?

Personi që unë nuk kuptohem është Gerta. Për shembull, nëse i bëj një pyetje ose nëse jemi në një diskutim, ku më duhet t’i drejtohem edhe Gertës, mendimi i Gertës fillon këtu dhe mua më ikën komplet vëmendja, sepse flet gjatë. Më humbet durimi se zgjatet, zgjatet, zgjatet. Nuk është se kemi atë kiminë e studios, nuk e kam me Gertën. Merrem vesh shumë kollaj me sy me Eglën sepse është sezoni i dytë dhe është më e thjeshtë. Dashuroj Kleonikin, në aspektin se ajo ka shumë autenticitet në gjërat që thotë, prandaj e dua televizivisht, se si person kemi qëndruar shumë pak bashkë me thënë të drejtën. Nga ana televizive është një vajzë që e shpreh mendimin e saj me autenticitet, siç e ka të vetin. E kam shumë xhan edhe Loredanën, por na ka ngelë pak ky mentaliteti unë dhe Egli që jemi dy të sezonit të kaluar. ‘Ju të vjetrat’, na thotë Gerta. Unë i thashë nuk jemi të vjetra, jemi të kahershme, më të rezistuarat.

rudina dembacaj gerta gixhari

Lini një Përgjigje