TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Korrik 2025, 11:04

Kapur dorë për dore, kush është mashkulli misterioz në makinë me Encën?

Shkruar nga Pamfleti

Kapur dorë për dore, kush është mashkulli misterioz në

Enca Haxhia ka ngritur dyshime për një lidhje të re dashurie pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, i cili ka tërhequr vëmendjen.

Në një foto të shpërndarë në InstaStory, artistja shfaqet në makinë në shoqërinë e një mashkulli, i cili ka vënë dorën e tij mbi këmbën e këngëtares dhe kjo e fundit dorën e saj mbi të tijën.

Mirëpo ajo çfarë kunfuzon ndjekësit është identiteti i tij, të cilin Enca nuk e ka zbuluar.

Megjithatë postimi i këngëtares është shoqëruar me emoji në formë zemrash, duke shtuar spekulimet për një lidhje të re në jetën e saj personale.

Kujtojmë se Enca ka konfirmuar se fundmi gjithashtu ndarjen e saj nga i dashuri afrikan, disa muaj pas thashethemesh se romanca e tyre kishte mbaruar.

 Me anë të një InstaStory në Instagram këngëtarja ka bërë deklaratën e bujshme se tashmë është single.

Ka qenë një fans i saj i cili e ka pyetur Encën në “Ask me questions” nëse është single apo jo, pyetje të cilës këngëtarja nuk ka hezituar t’i përgjigjet teksa shprehet: “Beqarja më ‘hot’ e momentit”.

Enca shfaqej e vetme, deri dy vite më parë, kur këngëtarja publikoi foto me partnerin e saj. Bëhej fjalë pikërisht për masazhatorin afrikan, Mickey Neblett. Çifti nisën të publikonin foto në rrjetet sociale, ku nuk i kursenin pozat hot.

Kapur dorë për dore, kush është mashkulli misterioz në Kapur dorë për dore, kush është mashkulli misterioz në

enca lidhje makine

Lini një Përgjigje