TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Korrik 2025, 09:51

Ledri e mohon, Xhensila e reklamon/ Si e ‘ka hallin’ ky çift i ri showbizzi?!

Shkruar nga Pamfleti

Ledri e mohon, Xhensila e reklamon/ Si e ‘ka hallin’ ky çift

Xhensila Myrtezaj ka zgjuar sërish vëmendjen e ndjekësve me urimin që i bëri reperit Ledri Vula për ditëlindje. Në një video të publikuar në Instagram, dyshja shfaqen mjaft të afërt, ndërsa Xhensila e shoqëron postimin me urimin: “Urime ditëlindjen”, të pasuar nga një emoji që nënkupton se ai është mbreti.

Ky gjest publik ka rindezur spekulimet për një marrëdhënie më të ngushtë mes dy artistëve, të cilët u përfolën për një romancë pas publikimit të këngës së tyre të përbashkët “Ma kthe”, rreth dy muaj më parë.

Klipi i këtij bashkëpunimi u komentua gjerësisht për kiminë që reflektonin ata në ekran, ndërsa paraqitjet e tyre të fundit në rrjete sociale kanë shtuar aludimet mbi një lidhje të mundshme.

I ftuar në një emision në Kosovë, Ledri mohoi të jetë në lidhje romantike me Xhensilën, por urimi i kësaj të fundit duket se le vend për interpretim.

Sigurisht që Sila do i uronte datëlindjen kolegut, por mund të zgjidhte një foto më formale, apo edhe pa foto fare. Duket se këngëtarja e ka për zemër këtë marrëdhënie, pasi zgjedh pikërisht një fragment nga videoklipi ku çifti duket më intim se kurrë.

Duket se fillimisht kanë zgjedhur t’i lënë vend spekulimeve e në fund (siç ndodh rëndom në këto raste) do pranojnë më në fund se janë bashkë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

ledri vula xhensila myrtezaj datelindje

Lini një Përgjigje