
Një koment jo fort i këndshëm iu bë së fundmi blogeres së njohur Sara Hoxha në rrjetet sociale, ku një ndjekës i shkroi: “Je një yll, po pastro mustaqet”, duke nënkuptuar një hije të errët mbi buzë në një nga fotot e saj.
Por Sara, me sportivitet dhe sinqeritet iu përgjigj: “ Sikur të ishin mustaqe, por janë njolla që më janë bërë nga dielli”. Blogerja premtoi se do i godiste në shtator me lazer, duke lënë të hapur mundësinë për një bashkëpunim me ndonjë nga klinikat estetike.
Kohët e fundit Sara është përfolur për një lidhje me Erik Fullanin e madje thuhet se çifti, bashkë me miqtë e tyre kanë qenë në Siçili, ku festuan datëlindjen e blogeres.

Lini një Përgjigje