
Mbrëmjen e djeshme fjalët e përdorura nga ana e Jozit kanë kaluar çdo limit.
Edhe më herët Jozi dhe Gjesti kanë patur debate të shumta në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku nuk kanë munguar as ofendimet, madje edhe bullizimet. Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine”.
Jozi përdori këtë term kundër Gjestit, duke e kritikuar që ai nuk i ka kërkuar falje Loredanës pas incidentit gjatë dasmës së tij me të.
Por edhe pse u përjashtua për këtë gjë, Jozi nuk u ndal. Para se të dilte nga shtëpia e Big Brother, ai sërish u kthye nga Gjesti, duke i thënë: Ti nuk ke gjak shqiptari!
Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, ka ardhur një reagim në “Instagram”-in e Gjestit ku është postuar një video e banorit me mbishkrimin:
“GJESTI ËSHTË GJAK SHQIPTARI”

Lini një Përgjigje