TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Qershor 2024, 14:44

Nuk flisnin prej vitesh, Enca poston pjesë nga kënga me Noizyn (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk flisnin prej vitesh, Enca poston pjesë nga kënga me Noizyn (Video)

Bashkëpunimet e Noizyt dhe Encës shkaktuan bujë disa vite më parë në shoë bizz-in shqiptar, madje ata u përfolën edhe se ishin në një lidhje romantike aso kohe.

Mirëpo në vitin 2017 dyshja i dha fund miqësisë së tyre dhe që prej asaj kohe nuk janë parë më bashkë, në asnjë bashkëpunim apo diçka tjetër.

Enca ditën e sotme ka ardhur me një postim të papritur në llogarinë e saj personale të Instagram-it ,teksa ka shpërndarë një prej bashkëpunimeve të saj me rap-artistin shqiptar, por jo më kot. Kjo pasi kënga e tyre me titull “Ata nuk e dinë” sot bën plot 10 vite që nga lançimi i saj në treg.

Mirëpo a tregon kjo gjithashtu një shenjë se marrëdhënia mes dyshes është rregulluar dhe çdo keqkuptim apo marrëveshje është lënë në të shkuarën? Mbetet për t’u parë…

enca dhe noizy rikthim

Lini një Përgjigje