TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Qershor 2024, 12:15

Ina Gjonçi flet për divorcin e prindërve: Fëmijëri e tmerrshme, studioja në një kolegj murgeshash

Shkruar nga Pamfleti

Ina Gjonçi flet për divorcin e prindërve: Fëmijëri e

Aktorja Ina Gjonçi ishte e ftuar në “S’e Luan Topi”, ku si rrallë herë ka folur për jetën e saj private.

Ajo ka treguar për fëmijërinë e saj, si ka përjetuar divorcin e prindërve dhe marrëdhënien me nënën e saj.

Ina Gjonçi: Mamaja ime ka qenë e tmerrshme. Nuk mjaftonte që unë studioja në një kolegj murgeshash. Unë jam durrsake, lindur në Durrës dhe fëmijëria ime ka qenë e mbushur plot me rregulla. Prindërit e mi janë divorcuar kur unë kam qenë 6 vjeç, një moshë me të cilën unë jam lidhur më shumë me time më.

Për të, arsimi ka qenë më e rëndësishmja. Unë pasi mbaroja provimet në shkolla, kthehesha në shtëpi, gjeja disa letra që dukeshin si të ndërtuara me tallash druri, fletë të kaftë. Aty ishin provimet e kimisë, të matematikës sepse nuk kishte frikë tek lëndët sociale. Ajo vendoste nota të frikshme, më të rënda se të mësueseve të mija. Mamaja ime ka qenë shumë e rreptë, sepse i është dashur të luajë rolin e burrit dhe të gruas.

Erjona Rusi: Ti ceke divorcin e prindërve. Ke qenë 6 vjeç, ke kujtime apo përjetimet e tua, e kuptoje se çfarë po ndodhte?

Ina Gjonçi: Unë kam qenë një fëmijë mjaft dinak, që kuptoja gjithçka. Sigurisht unë kam kujtime dhe me tim atë, mbaj mend momente kur ishim në makinë. Kam kuptuar jashtëzakonisht shumë mirë edhe rolin e mamasë sime. Kanë qenë vitet ’90, një tjetër atmosferë përsa i përket ndarjes. Kam patur raporte të vakëta me babain. Ime më është treguar një ish-bashkëshorte e admirueshme, nuk është futur askund ku duhej të futej. Im atë krijoi një raport tjetër, unë kam një motër tjetër, ajo studion në Bruksel. Kam raporte me të, por në momentet më të vështira tonat.

ina gjonci divorci femijeria

Lini një Përgjigje