TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Dhjetor 2024, 21:10

Një frazë e Ronaldos i hap rrugë thashethemeve, CR7 dhe Xheorxhina kanë vepruar në mënyrë të fshehtë?

Shkruar nga Pamfleti

Një frazë e Ronaldos i hap rrugë thashethemeve, CR7 dhe

Një frazë e Kristiano Ronaldos ka mjaftuar për t’i hapur rrugë shumë thashethemeve rreth jetës private të yllit portugez. Ai mori dy çmime më 2024 “Globe Soccer Awards” në Dubai, ku shoqërohej nga partnerja e tij, Xheorxhina Rodriguez.

Ndërsa mori çmimin e dytë, atë të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, lojtari 39-vjeçar iu drejtua Xheorxhinës si “gruaja ime” ndërsa po e falënderonte për çmimin.

Një frazë e Ronaldos i hap rrugë thashethemeve, CR7 dhe

Është një kënaqësi e madhe të fitoj këtë trofe. Djali im i madh është këtu, gruaja ime është këtu. Ajo është mbështetja ime që të vazhdoj të luaj. Për një muaj do të mbush 40 vite, por nuk kam mbaruar ende”, tha portugezi.

Një frazë e Ronaldos i hap rrugë thashethemeve, CR7 dhe

Ronaldo dhe Xheorxhina janë bashkë që nga viti 2016, ndërsa kanë edhe dy fëmijë bashkë. Por kjo është një nga herët e rralla që ai i drejtohet si “gruaja” partneres së tij. Edhe në gusht, në një video në YouTube ai i drejtohej në të njëjtën mënyrë, ndërsa dukej sikur të dy mbanin unaza martesore. Megjithatë, çifti nuk e ka bërë kurrë publik faktin nëse janë celebruar apo jo.

Një frazë e Ronaldos i hap rrugë thashethemeve, CR7 dhe

kristiano ronaldo sulmuesi portugez xheorxhina rodrigez

Lini një Përgjigje