TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Dhjetor 2024, 20:17

Dy muaj nga vdekja e Liam Payne, fejohet ish-e dashura e yllit të “One Direction”

Shkruar nga Pamfleti

Dy muaj nga vdekja e Liam Payne, fejohet ish-e dashura e yllit të

Ish-e dashura e Liam Payne, Sophia Smith ka bërë me dije se është fejuar me të dashurin e saj, James Bridgwood.

Sophia publikoi lajmin me anë të një video të James ditën e Krishtlindjes, ndërsa shkroi: “Po një milion herë”. Ajo zbuloi për herë të parë se ishte në lidhje me James në vitin 2021 dhe të dy ata u bënë prindër në prill të 2023.

Lajmi i saj vjen vetëm dy muaj pasi Liam vdiq tragjikisht në Buenos Aires, pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në kryeqytetin argjentinas.

Ai po planifikonte të martohej me të dashurën e tij Katie Cassidy para vdekjes së tij. Kate, e cila ishte në lidhje me yllin e One Direction për dy vjet, ndau një shënim nga Liam në internet menjëherë pas vdekjes së tij, duke zbuluar planet e tyre.

Lini një Përgjigje