TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Prill 2024, 12:36

“Ngri brekët kur flet me mua!”/ Egla ia thotë troç dhe vazhdon sherret me Meritonin

Shkruar nga Pamfleti

“Ngri brekët kur flet me mua!”/ Egla ia thotë troç

Meritoni, Egla dhe Ilnisa, tashmë janë të vendosur nga ‘Vëllai i Madh’ te ‘dhoma e bardhë’, ku të shtunën do të marrin vesh se cili prej tyre, do të rifutet në shtëpinë më të madhe në Shqipëri dhe kush do të eliminohet.

Edhe pse produksioni i skualifikoi prej garës për shkak të sjelljeve të pahijshme të tyre duket sikur banorët nuk do të bëjnë paqe me njëri-tjetrin, sidomos Egla dhe Meritonin.

Pak momente më herët janë ndarë disa pamje të tre skualifikuarëve të cilët janë përfshirë në një ‘përplasje’ me njëri-tjetrin.

“Ik re, ik ngri brekët kur flet me mua atë bëj se të kanë rënë brekët. Shko mbill ndonjë qereste. Ec se je i djegur! Ty ta hoqa vizën unë. Ngri brekët të thash dhe mos më ec me brekët nëpër shtëpi ashtu”, ka thënë Egla.

egla ceno meriton mjekiqi big brother vip

Lini një Përgjigje