TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Prill 2024, 11:10

Eklipsi i plotë diellor më 8 prill në SHBA dhe Kanada, astrologët parashikojnë ngjarje të frikshme

Shkruar nga Pamfleti

Eklipsi i plotë diellor më 8 prill në SHBA dhe Kanada,

Një eklips i plotë diellor do të shihet në pjesë të Meksikës, SHBA-së dhe Kanadasë më 8 prill.

Eklipsi i plotë diellor ndodh kur Hëna pozicionohet në mënyrë të përsosur midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar përkohësisht rrezet e diellit.Më 7 prill, Hëna do të bëjë afrimin më të afërt të muajit me Tokën dhe për këtë arsye do të duket pak më e madhe në qiell, duke bërë që eklipsi total i diellit të zgjasë deri në 4 minuta e 28 sekonda në disa zona.

Në Europë eklipsi do të shihet pjesërisht në Norvegji, Islandë, Irlandë, pjesët perëndimore të Britanisë së Madhe, pjesët veriperëndimore të Spanjës dhe Portugalisë, Azores dhe Ishujt Kanarie.

Evropa do të shohë eklipsin tjetër të plotë diellor në gusht 2026, kur të kalojë skajet veriore të Grenlandës, Islandës dhe Spanjës.

Eklipsi i pritur diellor ka vënë në lëvizje edhe makinerinë e parashikimeve dhe teorive të frikshme të astrologëve të rrjetit, të cilët paralajmërojnë se eventi qiellor mund të shoqërohet me ngjarje nga me të përgjakshmet.

Në eklipsin e pritur total solar, një errësirë e plotë do të bjerë në SHBA, Kanada e Meksikë, teksa NASA ka dhënë këshilla duke thënë se “ekslipsi duhet parë me mbrojtje të veçantë të syve”.

Zyrtarët qeveritare kanë paralajmëruar për bllokime të mundshme të trafikut teksa njerëzit mund të nxitojnë të gjejnë pikat e preferuara për ta parë.

Por paralajmërimeve zyrtare i shtohet dhe teoritë e të ashtuquajtura konspiracioniste dhe besimet se eklipsi mund të jetë një shenjë e diçaje më të madhe, të kombinuar me evente të tjera dhe me shkronjën ‘X’, sipas hartës së vendndodhjeve nga ku ai mund të shihet në SHBA.

Përdoruesi i rrjetit  Reddit, u/wefellinloveinnyc shpjegonte se “në kohën e eklipsit është parashikuar një event masiv sakrifikimi njerëzor”.

Ai shtonte se vendndodhjet nga ku mund të shihet eklipsi i 8 prillit dhe linja e vendndodhjeve të eklipsit solar të 2017 në SHBA, formojnë gërmën “X” dhe mund të trondisin linjat sizmike duke shkaktuar tërmete.

Megjithëse tërmetet nuk kanë lidhje me eklipset diellore, përdoruesit thonin se një tërmet në linjën sizmike ‘New Madrid Fault Line’ në SHBA, do të ishte 20 herë më i fortë se tërmeti me epiqendër në zonën sizmike të Jugut të Kalifornisë.

Përdoruesi shkonte dhe më tej duke shtuar se kryqi ‘X’ i krijuar diku në Texas, është pranë një fabrike gjigante të grupit Tesla.

Ata shpjegonin: “Meqë po flasim për gërmën X, Elon Musk ndryshoi emrin e rrjetit Twitter në X. Ndërkohë nëna e fëmijës së tij, Grimes, ka postuar më parë një imazh të çuditshëm në Instagram ku paralajmëronte ardhjen e covid dhe diku poshtë saj tregohej dhe një eklips diellor.”

Konspiracionisti shtonte se këto ishin tepër koincidenca për t’u konsideruar rastësi, prandaj sipas tyre “një sakrificë masive njerëzore mund të jetë duke u përgatitur”.

Pëdoruesi vazhdonte më tej në postim: “Nuk jam vetëm paranoiak por dihet sa agresive është simbolika që ata përdorin, nxit të gjithë të mbrohen më 8 prill pasi nuk kam besim te këta psikopatë”.

Postimi kishte tërhequr vëmendje të madhe dhe kryesisht miratim nga përdoruesit e rrjetit.

Përdoruesi U/momsister5throwaway shkruante: “E drejtë, besoj se diçka do të ndodhë sepse ndjehet”.

eklipsi i plotë diellor astrologët

Lini një Përgjigje