
Sipas Sara Gjokës, Erjola Doçi sillet me histerizëm në Big Brother, sepse e ka strategji, por në të vërtetë, jashtë kamerave ajo është një vajzë me ‘këmbë në tokë’.
Anja: Kush është personazhi televiziv që ty të pëlqen më shumë?
Sara: Do vlerësoja, po e lidh me Big-un, Erjolën.
Anja: Kjo quhet nepotizëm, ti po lavdëron kolegen tënde, ndërkohë që Erjola as prezantuese nuk është tamam-tamam
Sara: Jo, Erjola ka një emision të vetin
Anja: Pse të pëlqen?
Sara: Më pëlqen sepse ajo, pavarësisht se ka dalë si hiterike, si e çmendur, ato janë strategji të saj
Anja: Po???
Sara: Po, mesa e kam njohur unë Erjolën, kam kuptuar që ato janë strategjitë e saj, për të marrë vëmendjen, publikun. Me ato që po bën, të paktën, vëmendjen po e merr
Anja: Mos ndoshta edhe ish-i dashuri i dhunshëm ka qenë strategji? Se po e merr në qafë burrin e huaj
Sara: Aty nuk ndërhyj dot sepse nuk e di. Edhe Fjoralba Ponari më ka pëlqyer gjithmonë
Anja: Ta ka thënë njeri që ke ngjashmëri me Fjoralbën?
Sara: Po, ma kanë thënë. Më kanë thënë edhe që ngjaj me Arilena Arën
Anja: Ta siguroj që ti je shumë më e bukur se Arilena Ara. Sorry Ari!
(min.30:49 deri 33:42)
Lini një Përgjigje