TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Maj 2024, 10:33

"Capital T është ndarë nga Adrola", balerina: Xhensila Myrtezaj një ditë fliste, një ditë nuk të njihte

Shkruar nga Pamfleti

"Capital T është ndarë nga Adrola", balerina: Xhensila

E mësuar me skenën dhe ekranin që në moshë të vogël, Sara Gjoka ka punuar me shumë nga personazhet e njohur shqiptarë. Në PPP ajo rrëfeu prapaskenat dhe ‘anët e errëta’ të të ashtuquajturve ‘VIP’-a shqiptarë.

Kush ishte personazhi që të zhgënjeu, që e prisje tjetër dhe të doli ndryshe?

Sara: Me thënë të drejtën kam pasur kontakt me shumë pak njerëz. Kisha me Luizin, që nuk ke si e shan sepse e ka parë gjithë Shqipëria. Noizy ishte djalë shumë i çiltër

Anja: Ishte esëll, pa tymosur asgjë? ok, Yll Limani?

Sara: Është djalë shumë i heshtur

Anja: Është e vërtetë që ka futur hekura në këmbë për t'u zgjatur? Apo thjesht efekt photoshop-i

Sara: Thjesht efekt photoshop-i siç e bëjnë të gjithë, ne përfshirë. Ishte Capital T, me të cilin kam një raport shumë të mirë.

Anja: Është me Adrolën, apo ishin vetëm fjalë?

Sara: Ka qenë, por nuk është më

Anja: Domethënë një histori dashurie mes tyre ka ekzistuar?

Sara: Po. Ka ekzistuar, sepse lidhja u bë publike gjatë periudhës së koncertit, ku Adrola shihej në backstage, në pjesën e të ftuarve, publikut

Anja: Si lihet një si Adrola Dushi të të ikë nga duart, nuk e kuptoj

Sara: Meshkujt pra, meshkujt

Anja: Tjetër kush ishte?

Sara: Mc Kresha, por në pjesën e tyre të backstage, nuk përziheshin shumë

Anja: Po ti nuk kishe një personazh që të ka zhgënjyer?

Sara: Xhensila është në fakt një personazh që unë edhe sot e kësaj dite e admiroj, por tipi i saj është i çuditshëm

Anja: Çfarë do të thotë 'i çuditshëm'?

Sara: I çuditshëm që sot është mirë, nesër nuk është mirë.

Anja: Aaa, ka sjellje bipolare..

Sara: Sot flet, nesër nuk flet. Ka sjellje të çuditshme që nuk e shpjegoj dot

Anja: Mbase ka sjellje bipolare edhe pse spekulohet shumë që mund të jetë nën ndikimin e substancave dhe kjo është trishtueshme të mendosh që është nënë e dy fëmijëve.

(min. 18:28 deri 22:00)

 

sara gjoka ppp capital t dhe adrola xhensila myrtezaj

Lini një Përgjigje