
Sara Gjoka është bërë një trend në TikTok falë talenteve të shumta që ka, por gjuha e urrejtjes nuk ka munguar, edhe pse ajo është një vajzë ende minorene.
Anja: Cili është rreziku më i madh nga i cili duhet të ruhet një vajzë e moshës tënde që aspiron televizionin, famën
Sara: Rreziku më i madh është vetë fama, sepse nëse futesh në këtë rrugë do kesh parasysh që ka ofendime, sharje, mosdashje nga publiku. Në fund të fundit edhe një vajzë që është shumë e mirë, apo shumë e artikuluar, shumë e bukur, prapë do shahet dhe duhet ta dijë me çfarë do përballet
Anja: Ti si e përballon këtë?
Sara: Unë shumë lehtë. Madje edhe mami im më thotë 'Sa zili të kam që nuk e vret mendjen fare'. Ajo lexon komentet e mia dhe do tía kthejë.
Anja: Do dilja tek TikTok-u, ku ti je e famshme
Sara: Po, më njohin më shumë nga TikTok-u se sa nga tv
Anja: TikToku ka një gjuhë urrejtjeje shumë të theksuar, aq sa të bën të mendosh edhe të denoncosh një herë në organet kopetente. Ti e përballon këtë thjesht duke mos e vrarë mendjen?
Sara: Aspak
Anja: Nuk ka qenë ndonjë mesazh psh që të ka prekur?
Sara: Ka momente që më ka ndikuar, por nuk e kam shprehur kurrë. E kaloj me veten time. Unë personalisht kam shumë komente urrejtëse, konkretisht për hundën time. Unë nuk e kam problem fare të them që sapo e kam bërë dhe më përpara, jo se ishte shumë problematike dhe të hyje në komente, çdo koment ishte mbi hundën. Edhe tani që e bëra, ata prapë shajnë hundën time 'Pse e ke bërë keq?' Kështu që bëni çfarë të doni, se prapë do shaheni. Gjëja e mirë shahet, ndryshe ka diçka që nuk shkon.
(min. 7:49 deri 10:55)
Lini një Përgjigje