TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Shtator 2025, 12:03

Nga shtrati i spitalit në pasarelë, Bella Hadid sfilon për YSL (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nga shtrati i spitalit në pasarelë, Bella Hadid sfilon për YSL

Pavarësisht sëmundjes që kaloi, Bella Hadid është rikthyer në pasarelë. Modelja dhe themeluesja e Orebella, u rikthye në pistë gjatë Javës së Modës në Paris, pas shtrimit të saj në spital për shkak të sëmundjes Lyme.

Hadid eci në pasarelën e Saint Laurent, e zhvilluar në një kopsht të improvizuar, me Kullën Eiffel si sfond, veshur me një pallto të tejdukshme të kthyer mbrapsht nga koleksioni i verës 2026.

Pamja e saj ishte e shoqëruar me vathë të mëdhenj dhe syze dielli të mëdha. “Vogue” kapi momentin e ecjes së saj në pasarelë dhe e ndau atë në Instagram gjatë sfilatës. Koleksioni Verë 2026 i [drejtorit krijues] Anthony Vaccarello mishëron këtë vizion. Në një atmosferë kinematografike, gruaja e Saint Laurent është njëkohësisht heroinë dhe klasike, unike dhe shumëplanëshe.

Paraqitja e Bellas vjen vetëm disa ditë pasi u pa në rrugët e Parisit, duke u dukur bukur dhe shik me një pallto kafe dhe syze dielli ovale të zeza, si dhe duke mbajtur një çantë Coach.

Hadid, e cila u diagnostikua me sëmundjen Lyme në moshën 16 vjeç, i informoi për herë të parë fansat për gjendjen e saj shëndetësore më 17 shtator, duke ndarë foto nga një shtrat spitali në Instagram me mbishkrimin:

“Më vjen keq, gjithmonë ndihem keq, ju dua”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue France (@voguefrance)

bella hadid sfilate ysl

Lini një Përgjigje