
Reperja mbi peshë Dunk Demos (Dazhua Blanding) ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me kompaninë Lyft, pasi ngriti padi për diskriminim ndaj një shoferi që refuzoi ta merrte në makinë për shkak të peshës së saj.
Ngjarja ndodhi në janar, kur shoferi i tha Blanding se ishte “shumë e madhe” për makinën e tij dhe madje e paralajmëroi se do t’i “shponte gomat” nëse përpiqej të hipte.
Në atë kohë, reperja kishte deklaruar publikisht se peshonte mbi 250 kilogramë, por kishte humbur mbi 18 kg në një program dobësimi. Në një video të publikuar në Instagram, ajo tregoi momentin e përplasjes, ku insistonte se mund të hipte në automjet, ndërsa shoferi i kundërshtonte.
Më pas, ai kërkoi falje dhe i sugjeroi të porosiste një Uber XL, duke premtuar edhe rimbursimin e udhëtimit.
Sipas avokatëve të saj, refuzimi i shoferit shkel ligjin e shtetit Michigan, i cili ndalon diskriminimin për shkak të peshës. “Refuzimi për të transportuar dikë për këtë arsye është jo vetëm i paligjshëm, por edhe i rrezikshëm,” tha avokati Zach Runyan për Fox 2.
Blanding shprehu zhgënjimin e saj, duke thënë: “Kam qenë në makina edhe më të vogla se kjo. Dua që ata ta dinë se ndjenjat e mia u lënduan.”
Ngjarja ka shkaktuar debat në rrjetet sociale: një pjesë e përdoruesve e mbështetën reperen, ndërsa të tjerë dolën në krah të shoferit, duke theksuar sigurinë e automjetit.
Lini një Përgjigje