TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Gusht 2024, 11:18

Nga Denis Dollapi tek Medi Iseni, viktimat që prodhoi sherri dhe vëllazëria mes Noizyt dhe Stresit

Shkruar nga Pamfleti

Nga Denis Dollapi tek Medi Iseni, viktimat që prodhoi sherri dhe

Noizy ishte ‘kryefjala’ e mediave rozë këto ditë, bashkë me Stresin, duke qenë se TikTokeri Medi Iseni u rrah barbarisht në një klub nate në Pejë, kur do performonin reperat shqiptarë.

Stresi dyshohet se e preu në besë Isenin duke e ftuar në të njëjtin ambient me Noizyn, edhe pse raportet mes tyre prej kohësh janë të tensionuara.

Kurthi në të cilin ra Iseni ishte rrahja brutale nga grupi i reperit Noizy (rreth 8 persona) duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Por marrëdhënia e Stresit me Noizyn ka prodhuar viktima, jo vetëm tani që janë miq bashkë, por edhe kur nuk flisnin me njëri tjetrin.

Dikur armiq të betuar, këta dy reperë që janë shembulli më i shëmtuar i rinisë së sotme, na kthejnë në vëmendje shijen e hidhur, të vitit 2010. Atëherë, kur përplasjet midis grupeve OTR të Noizyt dhe TBA të Stresit, ishin diçka e zakonshme.

Pjesë e armiqësisë së tyre ishin edhe fansat e grupit përkatës, të cilët jo pak herë janë “therur” me njëri-tjetrin.

Një rast fatal ishte ai i 28 prill 2010 pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, ku u masakrua me 11 thika në trup Denis Dollapi.

Ky i fundit ishte fans i flaktë i Stresit. Grindja midis fansave të lindura prej rivalitetit të dy grupimeve muzikore hip-hop, “OTR” dhe “Butusi”, rezultuan fatkeqe për 19-vjeçarin asokohe, Dollapin, i cili pas plagëve të marra vazhdon të jetë në gjendje kome, edhe pas 14 viteve.

Dy djemtë që tashmë janë tek të 40-tat e tyre, madje edhe baba ‘part-time’, në vend që të jenë shembulli se ky vend bëhet, tregojnë se si të jenë të ndarë, si të jenë të bashkuar, do prodhojnë vetëm viktima fatkeqe, që dritat e skenës shërbejnë vetëm për t’i verbuar e jo për t’i hapur sytë. E ndërkohë që rinia ‘verbohet’, sherroset, apo mbetet pa një të ardhme, prototipa si Noizy dhe Stresi vazhdojnë të shtojnë pasuritë në kurriz të shqiptarëve, me tekste bajate dhe recitime pa pikë vlere. /Pamfleti

denis dollapi viktimat stresi dhe noizy

Lini një Përgjigje