TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Qershor 2023, 10:29

Neymar mund të tradhtojë, por kontrata e nënshkruar nga e dashura e tij ka disa kushte

Shkruar nga Pamfleti

Neymar mund të tradhtojë, por kontrata e nënshkruar nga e dashura

Neymar është pothuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes në fushë. Talenti, shpejtësia dhe vizioni i tij e kanë bërë atë një yll që kur filloi të luante futboll për klubin brazilian Santos, më pas për Barcelonën dhe tani te PSG-ja.

Mirëpo, reputacioni i tij si ‘djalë festash’ dhe aktivitetet e tij ekstrasportive e kanë vendosur atë në qendër të vëmendjes edhe jashtë sportit.

Sulmuesi brazilian aktualisht është në një lidhje me Bruna Biancardi. Në fakt, së fundmi të dy i kanë dhënë një mundësi të dytë njëri-tjetrit dhe kanë njoftuar pak javë më parë se janë në pritje të një fëmije së bashku.

Do të jetë fëmija i dytë për Neymar Jr, pas Davi Lucca-s.

Së fundmi ‘Em Off’ zbuloi një detaj të pazakontë për marrëdhënien mes Bruna Biancardi dhe Neymar Jr.

Sipas gazetës, Bruna ka nënshkruar një marrëveshje për të qenë me futbollistin. Të dy kanë vendosur disa kushte që ai nuk mund t’i thyejë nëse dëshiron të tradhtojë.

Këto janë kushtet për Neymar:

Sipas burimeve për gazetën në fjalë lojtari i PSG-së: “Eshtë i lirë të flirtojë dhe madje të bëjë seks me femra të tjera.”

“Ai duhet të jetë i matur, të përdorë prezervativ dhe të mos i puthë në buzë”.

neymar tradhtia kontrate

Lini një Përgjigje