TAGS-AT E JAVËS

Kulture28 Shkurt 2024, 10:25

Netët e Puccinit, në skenën e TKOB ngjiten tri opera në një; shfaqet “Il Trittico”

Shkruar nga Pamfleti

Netët e Puccinit, në skenën e TKOB ngjiten tri opera në

Shfaqja “Il Trittico” do të ngjisë në skenën e operas, triptikun e njohur të kompozitorit Italian Giacomo Puccini.

Tre opera në një, ky është triptiku që do rikthehet në skenën tonë pas 9 vitesh duke nisur me “Il Tabarro” për të vijuar me “Suor Angelica” dhe për t’u mbyllur me operan “Gianni Schicchi”.

Kjo vepër impenjative rikthehet jo vetëm me artistët tanë, por edhe me solistë të njohur nga Italia.

Sopranoja Ramona Tullumani në rolin kryesor të një prej operave më të njohura në botë, “Sour Angelica” tregon për interpretimin që duhet të sjellë në skenë.

Një nga intepretueset më të mira të muzikës Pucciniane, Donata D’annunzio Lombardi, do të jetë në operan “Il Tabarro”, dhe do të debutojë  me rolin e Xhorxhetës.

Donata D’annunzio Lombardi: Unë i kam kënduar të gjithë rolet e tjera të Puccini-t dhe për mua ky rol këtu në skenën tuaj do të jetë debut. Kjo opera e Puccini-t është tragjike, dhe performanca do të jetë shumë intensive. Për mua Puccini është kompozitori i preferuar dhe jam e lumtur që operat e tij po ngjiten në skenë.

Ndërsa opera Gianni Schicchi, do të rikthej në vendin e tij, javën e ardhshme, për të interpretuar në dy net në rolin kryesor, baritonin  e mirënjohur Gëzim Myshketa, ndërsa skenografia ka ardhur enkas nga Fondacioni Italian Puccioniano.

giacomo puccini tkob opera it trittico

Lini një Përgjigje