TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Janar 2025, 18:49

"Nëse fitoj do bëj bamirësi”/ Zebërvoki reagon për deklaratën e Xumit: Shtirje e madhe

Shkruar nga Pamfleti

"Nëse fitoj do bëj bamirësi”/ Zebërvoki reagon

Ish-banori i “Big Brother Vip” Zebërvoki, ka ngritur dyshime mbi strategjitë e banorëve lidhur me mënyrën sesi planifikojnë të investojnë çmimin e madh, duke iu referuar konkretisht Xumit.

“Një nga shtirjet më të mëdha që kam vënë re është strategjia e paracaktuar për investimin e parave”, u shpreh Zebërvoki. Ai komentoi deklaratën e Xumit, i cili tha se nëse fiton, 60% e parave do t’ia çojë njerëzve në nevojë dhe 40% do t’i përdorë për të kuruar nënën e tij, e cila vuan nga kanceri në stadin e katërt.

Zebërvoki e cilësoi këtë qasje si një përpjekje për të ndikuar në zgjedhjen e publikut, duke theksuar se një person me qëllime të mira nuk bën deklarata të tilla përpara, por i shpall vendimet e tij vetëm pasi të ketë fituar.

“Një nga shtirjet më të mëdha që unë kam hasur gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA, ka qenë dhe është akoma, strategjia që përdoret me mënyrën sesi do investojnë lekët kur të fitojnë çmimin e madh. Janë dhe shumë konkret me përqindje, kaq përqind këtu, kaq përqind andej. Nuk e kuptoj se çfarë ka për tu bërtit kjo gjëja e para. Ai që ka zemrën e mirë dhe qëllimin e mirë, nuk flet para se duket sikur do të ndikojë në përzgjedhjen e publikut. Ai që është burrë/burrneshë, në momentin që e fiton çmimin e madh, del aty dhe thotë faleminderit publiku, produksioni, unë këto lekë, kaq përqind do t’i çoj për bamirësi, kaq atje e kaq, mbaroi puna”, tha ai.

Lini një Përgjigje