TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Maj 2026, 08:47

Në proces gjyqësor me Rogertin? Selin: Nuk ka vend për të në jetën time! 

Shkruar nga Pamfleti
Në proces gjyqësor me Rogertin? Selin: Nuk ka vend për të
Selin dhe Rogerti

Fituesja e Big Brother Vip Selin Bollati ka rrëfyer prapaskenat e eksperiencës brenda shtëpisë, emocionet intensive që ka përjetuar dhe ndikimin që ky format ka pasur në jetën dhe karrierën e saj pas daljes.

Rrugëtimi i saj nuk ka qenë pa përplasje, përveç momenteve të forta dhe lidhjeve që krijoi, ajo është përfshirë edhe në konflikte të përfolura me banorë si Miri dhe Rogert. Ky i fundit madje ka deklaruar së fundmi në një intervistë frazën e fortë “shihemi në gjykatë”, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar jashtë shtëpisë.

E pyetur në "Top Albania Radio" nëse ka komunikuar me të pas daljes nga shtëpia, duke qenë se ai e ka përmendur gati në çdo dalje publike, Selin u përgjigj: “Në fakt, jam e informuar. Rogerti, së bashku me një këngëtar, ka bërë një këngë për të cilën shumë më kanë sugjeruar që ta hedh në gjyq. Në fakt, nuk kam patur komunikim me Rogertin. Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që me një person si Rogerti nuk do të kishte kurrë vend në jetën time. Kështu që, për të njëjtën arsye, as nuk i kam shkuar mbrapa këtyre proceseve gjyqësore”.

Më pas, ajo shtoi: “Më beso që jam aq e plotësuar me ato të mirat dhe të këqijat e mia, sa nuk kam vend për një Rogert. Uroj që vërtetë t’i ketë ecur mbarë, nëse ka pretenduar se do t’i ecë mbarë”.

rogert strekaj selin bollati

1 Komente

  1. T
    Tom

    Selin , edhe vete e ndjen qe nuk e meritoje ate fitore. Nen 1 shume dobet ne njohuri te mara ne shkolle, nen 2 e pabese ne miqesi. Kete ti e di shume mire.

    Lini një Përgjigje