
Në një video që ka qarkulluar prej ditësh në rrjet, ku çifti Orinda Huta dhe Turjan Hysko shfaqen duke kërcyer në një dasmë, ndjekësit janë shqetësuar për shëndetin e këtij të fundit, pasi dukej shumë ndryshe në pamje.
Lidhur me këtë, një prej ndjekësve e ka pyetur Orindën në një “Ask” nëse bashkëshorti i saj është vërtet sëmurë dhe kjo e fundit ka sqaruar njëherë e mirë aludimet.
“Çfarë ka Turi, a është i sëmurë?”, e pyet një ndjekës/e.
“Turjani, lavdi Zotit është shumë mirë. momentalisht po merret me ‘projektin e jetës’ dhe është shumë i përkushtuar për t’ia dalë si duhet. Në tv ka projekte që do e kthejnë, opr jo me kohë të plotë.”, sqaron Orinda.

Lini një Përgjigje