TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Janar 2026, 15:12

“Mori burrin për t’u mbrojtur”/ Kiara Tito u përgjigjet kritikave: Edhe po ta bëja, do ishte normale

Shkruar nga Pamfleti
“Mori burrin për t’u mbrojtur”/ Kiara Tito u
“Mori burrin për t’u mbrojtur”/ Kiara Tito u përgjigjet kritikave: Edhe po ta bëja, do ishte normale

Kiara Tito ka vendosur më në fund të reagojë publikisht ndaj kritikave që shpërthyen pas paraqitjes së Luiz Ejllit në emisionin “Fan Club Big Brother VIP Albania”.

E ftuar në emisionin e mëngjesit Wake Up, Kiara sqaroi se momenti i prezantimit, i cili u interpretua nga disa si një “mbrojtje” nga ana e Luizit, nuk kishte aspak këtë kuptim. Ajo theksoi se reagimet kanë qenë të ekzagjeruara dhe se nuk e ndjen nevojën që bashkëshorti i saj ta “mbrojë” publikisht.

Moderatorja sqaroi se fjalët e Luizit janë keqinterpretuar dhe se gjithë narrativa e ngritur rreth idesë së mbrojtjes është, sipas saj, e pavend.

“Nuk ka kuptim që unë të marr burrin për të më mbrojtur. Po edhe sikur ta bëja, do ishte normale,” u shpreh Kiara, duke rrëzuar në një fjali disa teori që kishin marrë jetë të pavarur në rrjet.

Sipas saj, prania e Luiz Ejllit në studio ishte thjesht një gjest i bukur dhe spontan, një mënyrë elegante për t’iu përgjigjur kritikave të shpeshta që qarkullojnë çdo javë në rrjetet sociale.

Aktualisht, Kiara Tito është në rolin e moderatores së “Fan Club Big Brother VIP Albania”, ku analizon dhe komenton dinamikat e lojës, shpesh duke qenë edhe vetë në qendër të vëmendjes. Një rol që, siç duket, vjen me më shumë analiza për jetën personale sesa për lojën e banorëve.

Për publikun që ndjek prej kohësh historinë e tyre, Kiara dhe Luizi u njohën gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, një histori që nisi para kamerave dhe vazhdoi edhe pas tyre.  

kiara tito pergjigje kritika

2 Komente

  1. T
    Tea

    Ti kjara trego veten me me shume vetbesim sepse e ke humbur fare qe nga big brother 2 Mer shkeputje te gjate qe te harrohet cfar bere ne bbv2 me luizin.

    1. T
      Tea

      Kiara . Ishe sh mire ne moderim dje ne fan klab. Nuk mund ta mohojme permirsimin. Vazhdo per akoma me mire .

      Lini një Përgjigje