Shtëpia e Big Brother Kosova, e cila shpesh është ‘në flakë’ për shkak të banorëve gjaknxehtë, ka përjetuar edhe një tjetër episod dramatik që i shton benzinë zjarrit të përditshëm mes banorëve. Kësaj radhe, protagoniste ishte Fjolla Morina, e cila vendosi të mos kursejë as tonet, as fjalët, përballë Albës Pollozhani.
Gjithçka nisi si një debat “i zakonshëm”, por shumë shpejt situata doli nga kontrolli.
Fjolla iu drejtua Albës me tone të ashpra dhe mesazhe të qarta:
“Ti e di shumë mirë çfarë ke thënë. Të gjitha fjalët ke me i vjell një nga një, të tregoj unë ty edhe jashtë edhe brenda.”
Një fjali që mjaftoi për të ngritur temperaturën e shtëpisë në nivel alarmi dhe për t’i bërë banorët e tjerë spektatorë të heshtur të përplasjes.
Por Fjolla nuk u ndal me kaq. Ajo e bëri të qartë se, sipas saj, në shtëpinë e Big Brother Kosova askush nuk mund të sillet si “pronari i lojës” apo të imponojë veten mbi të tjerët. Me një dozë ironie, ajo theksoi se publiku i Kosovës i njeh shumë mirë artistët e vet dhe nuk ka nevojë për “mentorë” që t’ua ulin vlerën.
Ky debat u shndërrua menjëherë në një nga momentet më të komentuara të spektaklit.
Prej ditësh, Fjolla Morina duket e ngarkuar emocionalisht dhe jo fort e gatshme për kompromis. Ajo ka qenë e përfshirë në disa diskutime të tensionuara, duke lënë të kuptohet se durimi i saj në shtëpi ka limite shumë të qarta. Përplasja me Albën nuk është as e para dhe, me gjasë, as e fundit, pasi marrëdhëniet mes konkurrentëve vazhdojnë të jenë po aq të brishta sa strategjitë e tyre të lojës.
Lini një Përgjigje