TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Korrik 2024, 10:26

Modelja e ‘Onlyfans’ publikon mesazhet që i dërgoi Kanye West: Është i martuar, nuk duhet t’i bëjë këto gjëra

Shkruar nga Pamfleti

Modelja e ‘Onlyfans’ publikon mesazhet që i dërgoi Kanye

Modelja e “Onlyfans”, Mikaela Lafuente ka publikuar mesazhet që artisti i njohur, Kanye West ka dërguar drejt saj.

Ajo i quan të papranueshme këto mesazhe, pasi Ye është tashmë i martuar, siç e dimë me Bianca Censorin.

Në mesazhe, shihej se Kanye pyet Mikaelën “Je kthyer në Kali (Kalifornia)?” dhe pasi ajo i përgjigjet po, artisti i shkruan: “Doja të shihja nëse ti doje të vije dhe të dëgjonim albumin e ri”.

“Unë nuk mendoj se është e pranueshme t’u dërgosh mesazhe grave të tjera kur je i martuar. Nuk është e pranueshme dhe është diçka që unë do të qëndroja pas përgjithmonë”, tha ajo.

Modelja e ‘Onlyfans’ publikon mesazhet që i dërgoi Kanye

onlyfans modele kanye west

Lini një Përgjigje