TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 8 Shkurt 2026, 14:28

“Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë”/ Dron në BBV, Luizi thumbon banorët: Ju kam thënë... (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë”/ Dron në BBV,

Një mesazh i papritur nga ajri ka mbërritur mesditën e kësaj të diele në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke thyer rutinën dhe duke shkaktuar reagime të menjëhershme mes banorëve.

Ndërsa konkurrentët po qëndronin në oborr, ishte Rogerti ai që vuri re i pari dronin që fluturonte mbi shtëpi dhe ia bëri të ditur menjëherë Luizit. Në banderolën e varur lexohej një mesazh mbështetës për këngëtarin: “Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë”.

Pasi pa përmbajtjen e mesazhit, Luiz Ejlli reagoi me ironi, duke e shfrytëzuar momentin për të hedhur batuta ndaj banorëve të tjerë.

“Ju kam thënë që jeni qiraxhinj këtu”, tha ai mes të qeshurash.

Lini një Përgjigje