TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Mars 2025, 09:41

Midis akuzave se po i mohohet kontakti me vajzën, Fero njofton rikthimin në muzikë

Shkruar nga Pamfleti

Midis akuzave se po i mohohet kontakti me vajzën, Fero njofton rikthimin

Fero ka vendosur ta çojë në një hap të mëtejshëm çështjen mes tij dhe ish-bashkëshortes, Arbenita  Ismajlit. Ish-reperi duket se është rikthyer në vëmendje ditët e fundit për shkak të disa lëvizjeve në rrjetet sociale, por gjithçka ka marrë formë përmes një deklarate të gjatë.

Ai thotë se prej kohësh nuk mundet ta takojë vajzën apo të kontaktojë me të. Fero ngarkon me faj organet e drejtësisë dhe thotë se tashmë ka ndërmarrë edhe ai hapat e tij ligjorë. Sipas tij, në çështje  ndikon edhe fakti që motra e presidentes Vjosa Osmani, është avokatja mbrojtëse e ish-gruas, Arbenitës.

“Ju e dini që tani e një kohë jam përballur dhe po përballem ende me një padrejtësi të rëndë: mungesën e së drejtës për të parë vajzën time, Ninën. Kam bërë shumë përpjekje dhe vetëm prindërit që kanë kaluar në këtë fazë, të cilën unë po e kaloj për kaq shumë kohë, e kuptojnë dhimbjen dhe sa i pafuqishëm ndihesh kur nuk mundësohet asnjë formë kontakti me fëmijën tënd. Gjykata ka dështuar të marrë masa ndaj shkeljeve të vendimeve të saj, duke treguar se drejtësia në Kosovë funksionon vetëm për ata që kanë para”.

“Dhe mbi të gjitha, unë asnjëherë nuk do të lejoj që vajza ime të rritet pa praninë time. Tani kam angazhuar avokaten time për çështje juridike, Bedrije Rexhepi dhe unë besoj dhe shpresoj që ajo do të më ndihmojë në kthimin e drejtave të mia. Për më tepër, manipulimet dhe ndikimi i motrës së presidentes, e cila është avokate e palës tjetër, kanë ndikuar në këtë situatë të padrejtë.”

Një tjetër temë që ka ngjallur diskutime ka qenë fillimisht tërheqja e Feros nga muzika. Në gusht të vitit  2023, ai njoftoi tërheqjen për t’iu përkushtuar fesë, por duket se tanimë  ka ndryshuar mendje. Disa postime të tijat ditët e fundit kanë ngjallur jo pak kureshtje, por nuk thuhej asgjë më tepër.

Pas disa videove nga studiot e regjistrimit, në deklaratë konfirmon që po, Fero po rikthehet. Ai refuzon të sqarojë arsyet dhe thotë se e di mirë çfarë është “e ndaluar dhe e lejuar”. Deklarata kontraston me fjalët e tij të dikurshme ku shprehej se “muzika është  e ndaluar në islam”. 

Sipas tij, sido të rrjedhin gjërat, vajza do të mësojë  gjithçka një ditë dhe do të gjykojë vetë. Në fund,  (ish) reperi falënderon mbështetësit dhe Zotin.

“E di që jeni duke pyetur shumë për rikthimin tim në muzikë. Është shumë e lehtë të drejtohet gishti nga dikush dhe të bëhet tabelë qitjeje, por, edhe pse po rikthehem në muzikë, unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është e ndaluar dhe e lejuar në besimin tim, dhe besoj se nuk kam arsye t’i jap llogari askujt për vendimet e mia, përveç Krijuesit tim”.

“Sido që të shkojë puna me padrejtësinë time, një ditë muzika dhe gjithçka që do të bëj do të shkojnë në veshin e Ninës, dhe atëherë vajza ime do të kuptojë kush kishte faj dhe kush kishte të drejtë. Jam falënderues ndaj besimtarëve të besimit tim që më kanë mbështetur dhe më kanë ndihmuar në momente të vështira. Në fund, të gjithë ne jemi të gabueshëm, ndërsa i pagabueshëm dhe i përsosur eshtë vetëm Zoti i lartësuar”.

Midis akuzave se po i mohohet kontakti me vajzën, Fero njofton rikthiminMidis akuzave se po i mohohet kontakti me vajzën, Fero njofton rikthiminMidis akuzave se po i mohohet kontakti me vajzën, Fero njofton rikthiminMidis akuzave se po i mohohet kontakti me vajzën, Fero njofton rikthimin

Midis akuzave se po i mohohet kontakti me vajzën, Fero njofton rikthiminMidis akuzave se po i mohohet kontakti me vajzën, Fero njofton rikthimin

 

Lini një Përgjigje