TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Shtator 2025, 10:59

Mesazhe dhe postime ngushëllimi nga personazhet pubikë për vëllain e Gjestit, Sara Kolami: Spektakël pubik

Shkruar nga Pamfleti

Mesazhe dhe postime ngushëllimi nga personazhet pubikë për

Aksidenti tragjik që i mori jetën vëllait të Gjestit shokoi ‘të madh e të vogël’ dhe preku thellë opinionin publik. Përveç figurave të ekranit, të cilët shkuan personalisht në ngushëllimet e familjes, aksidenti fatal shkaktoi një valë reagimesh edhe në rrjetet sociale, ku shumë personazhe publike shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre.

Por duket se kjo nuk i ka pëlqyer Sara Kolamit, e cila e quan disi ‘hipokrizi mes rreshtave’. Ajo reagoi me një mesazh në story, në profilin e saj të Instagramit, duke e quajtur një “spektakël publik” që, sipas saj, shpesh shoqëron tragjeditë.

“Në momente të tilla, familja dhe të afërmit kanë nevojë për qetësi dhe ngushëllim të sinqertë, jo për spektakël publik. Nuk matet respekti me një imazh bardh e zi apo një status të shpërndarë. Dhimbja nuk është për t’u bërë trend, por për t’u përjetuar me dinjitet.”- shkroi Kolami.

Ajo theksoi se respekti i vërtetë qëndron tek një fjalë ngushëllimi, një gjest njerëzor ose një mesazh privat, jo tek “like” dhe “view”.

Mesazhe dhe postime ngushëllimi nga personazhet pubikë për

sara kolami gjesti spektakel publik hipokrizi

Lini një Përgjigje