TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Qershor 2024, 15:39

Meri Shehu del ‘bllof’: Shqiptarët nuk duan ta fitojnë ndeshjen me Italinë

Shkruar nga Pamfleti

Meri Shehu del ‘bllof’: Shqiptarët nuk duan ta fitojnë

Astrologia Meri Shehu ka bërë sot parashikimin e të gjitha shenjave të horoskopit për muajin qershor. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku zbuloi edhe datat më të mira dhe ato më të këqija për këtë muaj.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e emisionit e pyetën astrologen edhe në lidhje me Kombëtaren shqiptare për në Kampionatin Europian.

Enxhi Nasufi: Të ka shkruar ndonjë futbollist për fatin?

Meri Shehu: Futbollistët e bëjnë fatin vet

Enxhi Nasufi: Nuk të kanë shkruar?

Meri Shehu: Jo. Mua tani më shohin si Big-u, prit të më largohet esenca e Big-ut

Blendi Salaj: Do të fitojmë ndonjë ndeshje apo jo?

Meri Shehu: Po do ta fitojmë ndonjë ndeshje

Blendi Salaj: Me kë e fitojmë?

E gjendur e papërgatitur, Meri thotë:

“Nuk i kam parë të gjitha mirë”.

Blendi Salaj: Me Italinë e kemi të parën

Meri Shehu: Unë mendoj se edhe shqiptarët nuk duan ta fitojnë me Italinë

 

meri shehu kombetarja bllof

Lini një Përgjigje