TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Qershor 2024, 15:00

Albërie Hadërgjonaj pendohet për ndërhyrjet estetike: Do doja sërish hundën që kisha

Shkruar nga Pamfleti

Albërie Hadërgjonaj pendohet për ndërhyrjet estetike: Do

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj duket se është penduar për ndërhyrjet estetike që ka bërë. Së fundmi, ajo ka folur hapur për operacionin plastik që ka kryer në hundë, por e penduar.

“Duhet me marrë pak kockë në brinjë. Është shumë e vështirë, por do doja të kem hundën që kam pas. Është një proces shumë i gjatë se unë kam folur me doktor”, ka thënë Hadërgjonaj për mediat në Kosovë.

Po ashtu ajo dha edhe një mesazh për vajzat e reja.

“Unë kam qenë shumë e re kur e kam prek hundën edhe jam bërë shumë pishman. Do doja ta kisha siç e kam pas. Është gjë tjetër të trajtohesh pak, të dukesh më mirë. Të kesh lëkurë të pastër të lëmuar është krejt normale, por këto prekjet estetike është shumë e frikshme me thënë të drejtën. Nuk është Zot doktori, sado të mundohet rrugës, mund të ndodhë diçka e keqe”, tha ajo.

alberie hadergjonaj hunda pendim

Lini një Përgjigje