TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Qershor 2024, 13:58

Bebe Rexha goditet sërish gjatë koncertit: Do doja të bëhesha më e pasur, vazhdo (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Bebe Rexha goditet sërish gjatë koncertit: Do doja të

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është goditur sërish me sende në koncertin e saj të fundit.

Ajo u detyrua të dëbojë disa fansa pasi ata filluan të hidhnin objekte në skenë. Rexha po performonte në Summer ‘Fun Days Showcase’ të Titletown, kur u detyrua të ndalonte shfaqjen papritmas.

“Jashtë, Jashtë… ose nëse dëshiron të më godasësh në fytyrë, më ka ndodhur që t’i kem paditur autorët më parë, do të doja të bëhesha më e pasur, kështu që vazhdo zemër” tha ajo.

Kujtojmë se në vitin 2023, Bebe Rexha pësoi një dëmtim të rëndë në fytyrë pasi një pjesëmarrëse në koncert i hodhi një telefon asaj gjatë shfaqjes.

bebe rexha goditje skene

Lini një Përgjigje