
Një tjetër debat i fortë ka ndodhur mes banorëve të shtëpisë ditën e djeshme, në të cilën janë përfshirë disa nga vajzat e shtëpisë dhe shkak për këtë është bërë pastërtia në shtëpi.
Ilnisa, Roza dhe Dea kanë qenë duke biseduar me Merin në lidhje me pastërinë, mirëpo Meri është larguar menjëherë nga kjo bisedë, duke thënë: “Dëgjo këto muhabete, që të mblidheni ju dhe të më tregoni mua pisllëkun, nuk i dua”
Ndërkohë që vajzat i kanë kërkuar sërish që të kthehet të flasin, ajo është larguar. Më pas biseda ka vijuar mes Merit dhe Ilnisës, në dhomën e gjumit.
Meri: Me muhabet qimesh, me mua nuk ke më kontakt, fare.
Ilnisa: O Meri
Meri: Kaq po të them
Ilnisa: Po unë çfarë pune kam? Më erdhën dhe më thanë.
Meri: Të thanë? Prandaj më çove ti mua aty, të më prezantoje qimet e Rozës?
Ilnisa: Po tallesh ti?
Meri: Merre si të duash, me mua mos i bëj më këto skena. Këto skena bëji me shoqet e tua jashtë ose brenda, jo me mua. Siç duket nuk më paske kuptuar as ti mirë.
Ilnisa: Meri e ke keqkuptuar.
Meri: Të lutem më lër të qetë ose di ta zgjidh edhe ndryshe muhabetin e qimeve tuaja.
Meri ka vijuar pa u ndalur, duke u shprehur se këtë program e sheh gjithë Shqipëria dhe ju merreni me fasoleta dhe me qime. Ajo gjithashtu është shprehur se Roza nuk duhet t’i afrohet më ose në të kundërt do e zgjidhë këtë çështje me persona të tjerë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje