TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Janar 2024, 11:33

Habit konkurenti i Përputhen: Jam i martuar prej katër vitesh

Shkruar nga Pamfleti

Habit konkurenti i Përputhen: Jam i martuar prej katër vitesh

Të gjithë kanë mbetur të habitur kur konkurrenti i “Për’puthen”, Xhebro, zbuloi gjatë takimit me Gabrielën se është babai i një vajze dhe se prej katër vitesh është i martuar.

Xhebro rrëfeu se ka pasur një lidhje me ish-partneren prej katër vitesh, fryt i së cilës është edhe vogëlushja e tyre.

25-vjeçari u shpreh se gjërat nuk shkonin mirë mes tyre dhe prej disa javësh janë të ndarë fizikisht por me letra ende është i martuar.

 

Buçi: Bëj kujdes me çfarëdolloj femre që të del përpara.

 

Kastro Zizo: Unë me sa po kuptoj është një tradhti.

 

Xhebro: Nuk ka qenë tradhti.

 

Kasto Zizo: O si ka mundësi që të flasësh keq për ish-in nëse nuk të ka tradhtuar?

 

Xhebro: Arsyeja është që unë nuk e kam lënë sepse nuk më ka tradhtuar. Ajo i ka bërë gjithë të këqijat, por për këtë arsye nuk e kam lënë. Je me një njeri në rregull, disa pika i plotëson, disa jo. Unë katër vjet kam bërë luftë që mos të ndahem.

 

Nga 10 pika, nëntë i kishte të këqija dhe një e kishte të mirë, që nuk tradhtonte. Unë njëkohësisht nuk po them që ajo nuk është një nënë e mirë. Marrëdhënia nuk ecën, kështu që katër vjet për mua ishin shumë.

 

xhebro perputhen martese

Lini një Përgjigje