TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Korrik 2024, 14:28

Me tri albume në ‘Top 10’, Dua Lipa nuk mund të ishte më e lumtur se kaq

Shkruar nga Pamfleti

Me tri albume në ‘Top 10’, Dua Lipa nuk mund të ishte

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po përjeton suksese të reja në karrierën e saj.

Aktualisht, tri albumet e karrierës së saj, “Dua Lipa” i vitit 2017, “Future Nostalgia” i vitit 2020 dhe “Radical Optimism” i këtij viti, janë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në top-listën zyrtare të albumeve më të dëgjuara në Britani, Official Charts ka bërë të ditur se “Radical Optimism” është albumi i tretë më i dëgjuar i javës, “Future Nostalgia” i teti dhe “Dua Lipa” i 10-ti.

E lumtur për këtë sukses, Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shprehte mirënjohjen e fansave të saj për këtë sukses të shënuar.

“Të tre albumet e mia janë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë! Fëmijët e mi po më bëjnë shumë krenar. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe që më lejuat të jem kolonë zanore e ditëve tuaja gjatë këtyre 8/9 viteve”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografive.

Me tri albume në ‘Top 10’, Dua Lipa nuk mund të ishte

dua lipa albumet

Lini një Përgjigje