
Pyetja që u bëhet më shpesh artistëve, është sesa paguhen nëpër koncerte. E kësaj pyetje nuk i shpëtoi as Era Rusi, një nga këngëtaret më të njohura të estradës shqiptare.
Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Arena” moderatorja e pyet: “Sa para merr nëpër dasma?”
Duke u mundur t’i shmanget përgjigjes Era tha:
“Problemi është që ti duhet të paguash orkestrën, DJ, foninë, janë shumë gjëra. Çmimi rritet në varësi të komponentëve që klienti kërkon të shtojë, kështu që, sa më shumë gjëra të mëdha dhe të bukura të duash të bësh, aq më shumë do hidhesh”– përfundon duke qeshur këngëtarja, e cila në vend të fliste për fitimet, preferoi të fliste për shpenzimet.
Rikujtojmë që Era njihet si një këngëtaret me vokalin më të mirë. Ajo është shumë e kërkuar dhe ftohet në koncerte dhe në dasma.
Lini një Përgjigje