
Detaje të reja kanë dalë në pah nga padia që është ngritur ndaj Sean Diddy-t për sulm seksual ndaj ish-aktores së filmave për të rritur, Adria English.
Kjo e fundit pretendon se Diddy i ka kërkuar të dashurit të saj dhe një tjetër modeleje ta kënaqnin me seks oral, në këmbim të një kontrate modelingu.
Ajo pretendon se i dashuri i saj e refuzoi ofertën, por bashkëpunëtori i Diddy-t i ofroi sërish punën me kushtin që ai ta bindte Adria-n të punonte si valltare në festën e ardhshme të Diddy-t në vitin 2004.
Ajo dhe i dashuri i saj ranë dakord për atë ofertë dhe Adria punoi në atë festë dhe më vonë ka punuar në festa të tjera, ku, sipas saj, i është dashur të pijë rregullisht alkool të përzier me narkotikë dhe duhet të flirtonte me të ftuarit. Edhe pse në fillim nuk pritej të kishte marrëdhënie seksuale me të ftuarit, ajo pretendon se ai e kishte përgatitur për këtë. Kujtojmë se në nëntor 2023, reperi u akuzua për abuzim seksual nga ish e dashura e tij Cassie Ventura. Ajo pretendoi se ai e kishte dhunuar fizikisht dhe përdhunuar gjatë marrëdhënies së tyre të gjatë.
Lini një Përgjigje