TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Nëntor 2024, 10:23

“Më shanë pse mora miliarderin, sot më lëpihen”, Adelina Tahiri: Më kërcënuan, prandaj nuk bëra dasmë

Shkruar nga Pamfleti

“Më shanë pse mora miliarderin, sot më lëpihen”,

Adelina Tahiri, ka rrëfyer për herë të parë në një intervistë sesi e ka kaluar periudhën e saj të shtatzënisë.

Ajo ka treguar se shtatzënia ndodhi shumë shpejt dhe se portalet vendase nuk e lanë ta shijonte, pasi e gjykonin sepse burri i saj ishte nga Maqedonia.

“Nuk u ndjeva shtatzënë, u bë shumë e madhe nga portalet se me kë po martohesha unë. Nuk e përjetova mirë. Mediat e dramatizuan për përfitimet e tyre dhe asnjëherë nuk u intereson sesi ti ndihesh.”

Ajo theksoi se të gjithë u kapën më së shumti për origjinën e partnerit të saj, duke e bërë politike dhe duke përfshirë luftën e Kosovës në marrëdhënien e tyre.

“Ata u kapën tek pjesa që mora burrin maqedonas, milionerin nga Maqedonia, u bë diçka e madhe. U keqpërdor situata politike, u fut lufta e Kosovës, u futën disa gjëra që nuk kishin lidhje,” tha këngëtarja.

“Isha shtatzënë dhe ishte shumë e rëndë. Tani ka kaluar, dhe të gjithë ata njerëz që më kanë pështyrë, tani më lëpihen. I shoh në ftytyrë dhe nuk arrij të kuptojë se çfarë njerëzish janë.”

Ndër të tjera Adelina u shpreh se gjatë asaj kohe ka pasur kërcënime pafund dhe kjo ishte arsyeja pse nuk bëri dhe dasmë.

“Nuk mund të them se e kalova lehtë, kjo ishte dhe arsyeja pse nuk bëra dasmë. Kisha kërcënime pafund. U keqtrajtuan shumë gjëra që kishin ndodhur në të kaluarën,” u shpreh Adelina.

“Më shanë pse mora miliarderin, sot më lëpihen”, “Më shanë pse mora miliarderin, sot më lëpihen”,

adelina tahiri miliarderi kercenime

Lini një Përgjigje