TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Nëntor 2024, 09:46

“Kishim hyrje e dalje familjare”, Livia plas skandalin: Mevlani donte të më linte shtatzënë, më ftoi të hynim bashkë në Big Brother

Shkruar nga Pamfleti

“Kishim hyrje e dalje familjare”, Livia plas skandalin: Mevlani

Livia Brunga, ish-e dashura e Mevlan Shabës ka ndarë detaje të papritura rreth marrëdhënies së saj me ish-konkurrentin e “Për’puthen”. Ajo e akuzoi Mevlanin si tradhtar, duke zbuluar se gjatë kohës që ishin në lidhje, ai kishte krijuar një marrëdhënie tjetër romantike me një vajzë, me të cilën tashmë po presin një fëmijë.

“Ky lajm më ka tronditur. Nuk e kam pritur kurrë diçka të tillë. Nuk kam fjetur gjithë natën kur e mësova. Historia jonë ka qenë gjithmonë në zhvillim. Unë u largova për në Itali në janar për arsye pune, por ne ishim ende në kontakt dhe e konsideroja si një lidhje. I thonim njëri-tjetrit ‘natën e mirë’ dhe ‘të dua’. Vetëm tani po kuptoj se sa toksike ishte kjo marrëdhënie, dhe nga ana e kujt vinte toksiciteti,” është shprehur ajo.

Livia tregoi gjithashtu se në fillimet e lidhjes, Mevlani kishte tentuar ta linte shtatzënë pas vetëm dy muajsh marrëdhënie, gjë që e ka lënë të dyshojë për shpejtësinë e ngjarjeve mes tij dhe partneres së re. “Nuk ka mundësi që të kenë qenë bashkë për një vit. Deri para largimit tim në Itali, unë shkoja te prindërit e tij dhe ai vinte te familja ime,” shtoi ajo.

Livia rrëfeu se nuk ka pasur kontakt me partneren e Mevlanit, por familjarët e tij kanë tentuar ta kontaktojnë.

“Nuk e di si mund të ishte i lidhur me dikë tjetër kur flisnim vazhdimisht në kamera. Unë jam viktima e kësaj historie. Deri natën e fundit, ishte në video call me mua dhe më tregonte rrobat që do vishte. Nuk e kuptoj si arriti të luante kaq shumë me ndjenjat e mia. Nuk folëm gjatë shtatorit, por po planifikonte pushime. Më ka ardhur ftesa të hyrë në atë reality show çift dhe ai tha po, por unë nuk kam pranuar” përfundoi ajo.

Ky rrëfim ka ngjallur shumë reagime, duke hedhur dritë mbi një histori të komplikuar dhe të mbushur me tradhti e zhgënjime.

livia brunga mevlan shaba skandali

Lini një Përgjigje