TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Janar 2025, 14:44

“Më mirë që u ndava pa patur fëmijë”, Olsi Bylyku reagon pas deklaratës së Eglit

Shkruar nga Pamfleti

“Më mirë që u ndava pa patur fëmijë”, Olsi

Këngëtarja Egli Tako, e cila është banore e Big Brother Vip, nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth marrëdhënies dhe ndarjes me aktorin e humorit, Olsi Bylyku.

Edhe pse dyshja kurrë nuk foli mbi ndarjen e tyre, Elgi Tako është deklaruar në Big Brother mbi ndarjen duke thënë se ruan respektin për ish-partnerin dhe ka vendosur që të ruajë në kujtesë vetëm momentet e bukura të 5 viteve lidhje.

Megjithatë ajo ka refuzuar të tregojë arsyen e ndarjes, duke theksuar se “më mirë që ndarja ndodhi pa bërë një fëmijë”.

Pas kësaj, një reagim indirekt ka ardhur nga aktori. Teksa ka postuar një foto të tij, Olsi shkruan: “Pse m’ka kap lemza?”

“Më mirë që u ndava pa patur fëmijë”, Olsi

elgi olsi bylyku

Lini një Përgjigje