TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Janar 2025, 14:41

Ndërroi jetë në tetor, zbulohet shkaku i vdekjes së Liam Payne

Shkruar nga Pamfleti

Ndërroi jetë në tetor, zbulohet shkaku i vdekjes së Liam

Së fundmi, pas shumë hetimeve të bëra, hetimi në Angli konfirmoi edhe shkakun e vdekjes së Liam Payne.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Payne po qëndronte në hotelin Casa Sur në Amerikën e Jugut, kur ai ra nga ballkoni pas konsumimit të drogës më 16 tetor.

Shkaku mjekësor i vdekjes së tij tani është shpallur të jetë ‘polytrauma’, një term që do të thotë se një person ka lëndime të shumta traumatike në trupin e tij.

Një seancë dëgjimore, u tha se mund të duhet kohë për të përcaktuar saktësisht se si vdiq 31-vjeçari.

Kujtojmë se pesë persona u akuzuan për vdekjen e Payne në Argjentinë pasi ai ra nga një ballkoni i katit të tretë të hotelit Casa Sur.

Menaxheri i hotelit, një recepsionist dhe një mik i Payne janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia, tha më parë në një deklaratë Zyra Kombëtare e Prokurorisë Penale dhe Korrektuese të Argjentinës.

Ata raportohet të jenë menaxherja e hotelit Gilda Martin, recepsionisti Esteban Grassi dhe miku i Payne, Roger Nores.

liam payne shkaku

Lini një Përgjigje