TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Dhjetor 2025, 15:51

Më e bukur në 2005-n se në ’95-n, Monika Kryemadhi “sqaron” përmirësimin e pamjes ndër vite

Shkruar nga Pamfleti
Më e bukur në 2005-n se në ’95-n, Monika Kryemadhi
Më e bukur në 2005-n se në ’95-n, Monika Kryemadhi “sqaron” përmirësimin e pamjes ndër vite

Në rrjetet sociale kanë ‘plasur’ sërish komentet për ndryshimet drastike të Monika Kryemadhit në paraqitje. Në një reagim të fundit, ajo ka deklaruar se një nga fotot që janë përdorur për të krahasuar pamjen e saj i përket vitit 2000, kur sapo ka sjellë në jetë djalin e saj:

“Kjo foto është nga viti 2000, kur sapo kam sjellë në jetë djalin tim,” – tha Monika, duke u përpjekur të sqaronte situatën.

Por realiteti është i pa mohueshëm: ndryshimi në pamjen e saj është i dukshëm.

Fotot e reja të Monikës gjatë Big Brother VIP tregojnë transformime që nuk mund të shpjegohen vetëm me kalimin e kohës ose një foto të vjetër. Nga mënyra se si është e stiluar, deri te tiparet e fytyrës dhe linjat e trupit, ndryshimi është i qartë dhe nuk mund të minimizohet me një imazh nga më shumë se 25 vjet më parë.

Për ndjekësit dhe kritikët, reagimi i saj duket si një përpjekje e lehtë për të mbrojtur imazhin personal, por e vërteta është e pamohueshme: Monika nuk duket si 23 vjeçare në vitin 2000, dhe transformimi i saj është më i dukshëm se çdo justifikim.

Ky reagim, me gjithë përpjekjen për të hedhur poshtë kritikën, ka nxitur edhe më shumë debate në rrjet. Fansat dhe ndjekësit kanë komentuar se ndryshimi është i qartë dhe se pamja e Monikës sot nuk ka të bëjë më vetëm me një foto të vjetër, por me ndryshimet reale të kohës dhe stilit të jetës.

Ndërkohë që ajo përpiqet të lidhë imazhet e vjetra me realitetin aktual, rrjeti social vazhdon të ndjekë çdo detaj, duke e bërë pamjen e saj një nga temat më të diskutueshme të momentit.

Më e bukur në 2005-n se në ’95-n, Monika Kryemadhi

monika kryemadhi pamja

1 Komente

  1. S
    Sateliti

    Kjo eshte bere sikur eshte motra e Elton ilirianet..na e shpifi .u duket.sikur bota rrotullohet rrethe tyre

    Lini një Përgjigje