TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Dhjetor 2025, 14:57

Enrique Iglesias ndalon turnetë, bëhet baba për herë të katërt

Shkruar nga Pamfleti
Enrique Iglesias ndalon turnetë, bëhet baba për herë të
Enrique Iglesias ndalon turnetë, bëhet baba për herë të katërt

Këngëtari Enrique Iglesias, 50 vjeç dhe ish-tenistja profesioniste Anna Kournikova, 44 vjeç, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt.

Lajmi i bukur u bë i ditur për publikun përmes një postimi të përbashkët në Instagram, të publikuar të hënën, më 22 dhjetor, ku çifti ndau një foto të ëmbël të të porsalindurit, mbështjellë me një batanije dhe një kapele spitali, pranë një lodre pellushi.

Në përshkrim shkruhej thjesht: “My Sunshine 12.17.2025”, pa zbuluar ende emrin apo gjininë e foshnjës.

Ky fëmijë i katërt i bashkohet binjakëve Lucy dhe Nicholas, të dy 8 vjeç, si dhe Mary, 5 vjeçe. Një burim për revistën PEOPLE kishte zbuluar që në gusht se çifti po priste një tjetër fëmijë, dhe sipas tij, Anna dhe Enrique janë shumë të lumtur dhe po shijojnë çdo moment të rritjes së fëmijëve të tyre.

Iglesias thuhet se ka reduktuar turnetë e tij muzikore për të kaluar më shumë kohë me familjen, duke e vlerësuar rolin e babait si jashtëzakonisht të rëndësishëm. Çifti u njoh për herë të parë gjatë xhirimeve të klipit “Escape”, dhe që atëherë kanë ndërtuar një jetë familjare të qetë dhe të lumtur, larg vëmendjes së tepërt mediatike.

Enrique Iglesias ndalon turnetë, bëhet baba për herë të

enrique iglesias anna kournikova femija i katert

Lini një Përgjigje