TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Dhjetor 2025, 14:20

“Vija syzet të mos dallohesha”, Jul Deda rrëfen prapaskenat e Big Brother: Më diktuan, se po gërhisja

Shkruar nga Pamfleti
“Vija syzet të mos dallohesha”, Jul Deda rrëfen
“Vija syzet të mos dallohesha”, Jul Deda rrëfen prapaskenat e Big Brother: Më diktuan, se po gërhisja

Julian Deda ishte i ftuar në Wake Up mëngjesin e sotëm në rolin e ish-finalistit të Big Brother Vip 3.

Moderatori i ‘Fiks Fare’ zbuloi edhe disa momente të veçanta nga koha e tij brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë. Sipas Dedës, banorët që pretendonin se harrojnë kamerat gjatë qëndrimit, thjesht gënjejnë:

“Do apo nuk do ti, ato kamerat do t’i kesh në ndërgjegje. Le ça themi ne që harrohen… por prapë ti e ke aty, e di që po të shohin X veta. Shumë gjëra i bën për hir të kamerave,” tha ai.

Në bisedë nuk mungoi as një histori e tij personale, që shkaktoi të qeshura në studio. Juli tregoi momentin kur u përplas me rregullat për gjumin gjatë ditës:

“Mbaj mend vinim syzet e diellit dhe shtriheshim. Paditesha direkt se gërhisja fort. Ishte një moment kur Egla dhe Meritoni po debatinin, unë isha aty me syze dhe në gjumë. Më thërret ‘vëllai i vogël’ dhe më thotë: ‘je në sfond duke gërhitur si derr. O do çohesh’. I thashë: ça të bëj se vdiqa për gjumë,” rrëfeu aktori, duke sjellë të qeshura në studio.

Julian Deda, ofroi një pasqyrë të veçantë për dinamikën e reality show-t, duke treguar se edhe përvoja më e zakonshme në shtëpinë e “Big Brother” nuk është asnjëherë e thjeshtë.

jul deda gjume big brother

Lini një Përgjigje