Solisti i grupit “Ilirët” humbi jetën në mënyrë të papritur pasditen e djeshme në Prishtinë.
Siç raportohet nga mediat kosovare, ka qenë një grua me inicialet F.B., ajo që ka njoftuar autoritetet pasi kishte shkuar në banesën e viktimës për pastrim dhe kishte vërejtur përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore.
Sipas deklarimit, ajo kishte tentuar t’i ofrojë ndihmën e parë, mirëpo pasi kishte dalë nga banesa për të marrë ujë, dera ishte mbyllur dhe nuk kishte mundur dot të rifutej brenda.
Vetëm pas ardhjes së policisë është bërë e mundur hapja me forcë e derës.
Pak minuta më vonë, në vendngjarje ka mbërritur edhe Njësia e Emergjencës, e cila ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Gjatë ekzaminimit të trupit mësohet se nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa në xhepin e xhaketës së viktimës është gjetur një paketim i zbrazët i një përmbajtjeje për stimulim seksual, çka ka ngritur dyshime fillestare për një infarkt të mundshëm si pasojë e këtij bari.
Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes janë në vazhdim.
Lini një Përgjigje