TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Shkurt 2023, 10:07

‘Mbase herën tjetër’, Jul Deda pranon se ka patur ftesë për në BBV

Shkruar nga Pamfleti

‘Mbase herën tjetër’, Jul Deda pranon se ka patur

‘Big Brother VIP Albania’ është kthyer në një trampolinë promovimi për persona që janë pjesë e showbizit e për personazhe që duan të tregojnë më shumë nga karakteri i tyre. Ky sezon ka sjellë shumë të papritura e mbi të gjitha një shikueshmëri të madhe, falë edhe personazheve, e një prej tyre është padyshim edhe Luizi.

Duke marrë shkas nga shikueshmëria e madhe që ka ‘BBV’, po bëhet temë bisede kudo. Kështu, edhe në ‘ask me a question’ të aktorit Jul Deda, nuk munguan pyetjet për Luizin dhe për ‘BBV’. Ai u pyet nga njerëzit se përse nuk u bë pjesë e këtij formati. Aktori pranoi se kishte marrë ftesë për t’u bërë pjesë, mirëpo iu desh ta refuzonte për shkak të arsyeve personale.

Ai e la të hapur mundësinë për t’u bërë pjesë në edicionin e radhës.

“Kisha ftesë për të hyrë kësaj radhe, por ishte e pamundur për arsye personale, të shohim herës tjetër…mbase.!

Me ngjarjet që po ndodhin brenda ‘BBV’, Deda ka gjithë kohën e botës ta studiojë si format, e pse jo të futet fuqishëm me strategji deri në finale.

julian deda bbv

Lini një Përgjigje