
Loja e vendosur nga ‘Vëllai i Madh’ për banorët e “Big Brother” tregoi dhe një herë se marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës nuk është konsoliduar ende.
Ajo e cila u prek ishte moderatorja, pasi u ndje e asfiksuar, duke bërë që vajzat të humbnin lojën.
Sipas lojës, vajzat duhet që të injoronin djemtë e shtëpisë, duke mos folur e prekur. Mirëpo, Luizi kapi ‘mat’, Kiarën në tualet. Ai e zuri në një cep, duke mos e lënë të lirë, deri në momentin që do i fliste.
Vajzat e shtëpisë i erdhën në ndihmë Kiarës, mirëpo duke parë se moderatorja nuk e përballoi dot, i kërkuan që të dorëzohej. Ashtu bëri Kiara dhe vajzat humbën lojën. Nga fitimi i lojës Jona do të takonte një të afërm të saj. Ndëkrohë Kiara shpërtheu në lot.
Më pas Kiara e mori Luizin në oborr dhe i tha atij që nuk ka më tolerancë mes tyre, duke shtuar se ai ka kaluar limitet me lojën që bën. Ajo i kërkoi Luizit që ta respektojë edhe në lojë. Luizi bëri ironi me të, duke thënë që ajo ka karakter të fortë dhe nuk do të dalë keq përpara publikut, nëse do bënte një reagim që nuk duhej.
Teksa Kiara po qante, Luizi doli sërish në oborr dhe i kërkoi Kiarës një sqarim. Kjo e fundit i tha Luizit se ka nevojë të qëndrojë vetëm dhe i kërkoi të largohej.
Bisedat:
Kristi: Foli?
Luizi: Jo, jo nuk foli me mua.
Kiara: O vdiqa. Dua të dal nga këtu, nuk kam jetë.
Olta: O Kiara, po si u fute aty ti?
Kiara: Ja shkova të laj dhëmbët dhe ngela. Ka mundësi të shkosh të bësh një kërkesë pasi po më merret fryma, nuk është normale kjo gjë.
Lini një Përgjigje