TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Nëntor 2023, 09:50

Mbaroi Love Island Albania, përfundoi edhe ‘dashuria’ mes Stivit dhe Ildës

Shkruar nga Pamfleti

Mbaroi Love Island Albania, përfundoi edhe ‘dashuria’ mes

Pak pas përfundimit të programit, çifti i ‘Love Island Albania’ Ilda dhe Stivi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.  Ilda e ka shprehur shpesh pëlqimin dhe ndjenjat për Stivin jashtë programit.

Madje ata u përfolën gjatë si një nga çiftet më simpatikë të reality-show-t të dashurisë.

Në profilet e tyre në Instagram nuk mungonin edhe dedikimet ndaj njëri tjetrit e fotot e postuara bashkë, si dhe nuk munguan as daljet publike. Por romanca duket se zgjati shumë pak.

Ilda dhe Stiv kanë fshirë fotot e tyre nga Instagrami e tashmë në postimet e fundit duket se secili po vazhdon jetën e tij. ‘Çuditërisht’ dashuria e tyre përfundoi njëkohësisht me programin ku u njohën.

Mbaroi Love Island Albania, përfundoi edhe ‘dashuria’ mes Mbaroi Love Island Albania, përfundoi edhe ‘dashuria’ mes Mbaroi Love Island Albania, përfundoi edhe ‘dashuria’ mes

stivi dhe ilda ndarje love island albania

Lini një Përgjigje