
Sot kryebashkiak i Ersekës, dikur aktor humori, Erion Isai ishte i ftuari i radhës në emisionin ‘E diela jonë’. Ndër të tjera ai foli edhe për krijimet e fundit filmike dhe debatin online.
I pyetur nëse na duhen filmat komercialë, apo kush duhet të jenë aktorët, ish-aktori dhe ish-drejtori i teatrit të kukullave në Tiranë u përgjigj:
‘Mund të kem 4 vjet pa e takuar dhe pa folur në telefon dhe ai është Ermal Mamaqi dhe kur shoh sesi e sulmojnë më ngrihen nervat. Pse kanë neveri nga njerëzit që punojnë? Kush tha që Ermal Mamaqi s’e bën dot producentin? E bën që ç’ke me të, për sa kohë mbush sallën plot dhe për këtë i lumtë!
E çfarë se Luizi nuk është aktor me diplomë? A pati sukses? Si është më mirë që 5 të rinjtë të shohin filmin e Luizit, apo të pinë hashash?’
Lini një Përgjigje