
Gjatë një bisede, Mateo ka sqaruar versionin e tij mbi raportin me Brikenën.
Ai tregoi se, që në momentin e hyrjes në shtëpi, produksioni e kishte pyetur nëse njihte ndonjë banor dhe ai kishte qenë i sinqertë për njohjen e mëparshme. Sipas tij, mes tyre kishte pasur komunikim të gjatë në distancë dhe një takim, por pa kaluar në atë që mund të quhet lidhje formale.
Mateo: Unë kur hyra më pyetën: “A njeh njeri?” Dhe normalisht i thashë kë njihja dhe thashë: “Kam pas njohje, kemi folur për një kohë shumë të gjatë në distancë, jemi takuar. Nuk ka pasur ça mund të mendoni ju…
Brikena: Vetëm një herë!
Mateo: Po pra, nuk quhet lidhje. Realisht po ka pas ndjenja, ka pas respekt.
Brikena: Nga ana jote mund të ketë pasur ndjenja.
Reagimi i Brikenës ishte i menjëhershëm dhe i prerë. Ajo e kundërshtoi versionin e Mateos, duke theksuar se ndjenjat, nëse kanë ekzistuar, kanë qenë vetëm nga ana e tij.
Momenti ka ndezur diskutime të shumta mes banorëve dhe publikut, ndërsa pritet të shihet nëse kjo përballje mes ish-partnerëve do të sjellë përplasje të tjera apo strategji të reja brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Lini një Përgjigje