
Duket se Albës nuk i mbajnë më këmbët brenda shtëpisë së Big Brother Kosova. Ajo u rrëzua sërish, kësaj radhe për herë të tretë. Ndryshe nga dy rastet e mëparshme, kur rrëzimet e saj kërkuan kontroll mjekësor dhe trajtim, këtë herë gjithçka kaloi si një skeç i vogël komik: banorja u ngrit menjëherë, buzëqeshi dhe vazhdoi aktivitetet e zakonshme.
Incidenti ndodhi teksa Alba po hynte në lavanderi dhe u pengua nga disa rroba të shpërndara në dysheme. Banorët e tjerë, të cilët duket se tashmë janë mësuar me këtë “sport ekstrem të Albës”, reaguan me të qeshura dhe komente ironike, duke kthyer një moment të zakonshëm në një episod argëtues për publiku. Alba, nga ana e saj, e mori gjithçka me sportivitet, dhe me një buzëqeshje që thoshte “po, edhe kjo më ndodh”, vazhdoi të luante rolin e saj të përditshëm në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Banorët nuk e lënë rastin të shkojë pa i hedhur një koment ironik ose pa bërë një “vlerësim” të mënyrës se si ajo rrëzohet.
Megjithëse për disa mund të duket shqetësuese të shohësh dikë tre herë duke rënë brenda një kohe të shkurtër, Alba ka treguar se humori dhe sportiviteti janë më të forta se çdo rrëzim.
Lini një Përgjigje